2017-01-15 00:00:00

Elegjí mbi Ernest Koliqin: nga Dom Prenk Ndrevashaj


Elegjí mbi Ernest Koliqin

Zâni i pervájshem,

kob per veshët e mí,

m’ka drithmue zemren

e m’ka zhgrehun n’lot …

Ernest i dashtun,

pse po na mblon n’zí?

Po pse me u nisë ti sot ?

Âsht dimen, ákull …

Ku me i marrë tash t’mjerat

zemra që deshtën

me hî n’vorr me ty?

N’daç i ndajnë shtetet,

n’daç i ndajnë skyferat

t’terbum me gjak nder sy …

N’daç i ndajnë detet,

N’daç i ndân e liga,

o n’daç burgimi

i patenzonë tue ndry

mbrenda t’pafájshmin

sa t’jetojë n’veriga,

t’Damòklit shpatë mbi kry’!

 

Ndalu ! Pranvera

 me’iherë tash avítet –

e nuk merzitet –

por pret Vangjelía.

Ndalu! Deh, prij-na

Neper shtiqe dritet!

Ta lypë këtë nderë Shqipnía.

 

“Ma çilni zemren,

para se n’errsinë,

te Vangjelía

e te Prindja t’mbetem…

Ju vetë do t’shifni

se e kan dashtë Shqipninë…

Por ju m’keni lanë vetem!”

 

Oh, váj! Se gjegje

s’dalka ma prej goje –

që foli aq ambel –

dje neper lamije –

hovit poer gjuhen –

e t’Parvet e troje,

me vrudh atdhedashtnije!

 

Oh, váj ! Se mbreti –

mbreti i Kangjelevet –

per xanafille

tonë – n’Symfoní t’Shqípevet

kurrmâ  s’po këndueka,

tue perspjetë zabélevet,

as nípavet, as nípevet !

Vâj! Se poéti,

mahnítsi i poétvet,

askurrmâ lyren

gjallë nuk e perkítka

per t’na ngrohë gjoksat,

as rrudhat né t’shkrétvet

mâ n’báll s’na i davaritka !

Per ty Malsori

kján, pse ti e ke dashë!

Per ty Shqiptari

kján, pse s’ka vezhgues –

per gjurmët e veta –

neper shekuj t’lashtë –

me u ba per te shestues.

Ty autoktónja

gjuh’ e gjaku i t’Parvet

t’perciell me lote

ke shndritë Hýll e Diell.

Rryeshem po kryeka

mergimi i Shqiptarvet:

Ernesti ka lypë qiell.

E tash pa rreshtun

m’nja Shtatë Hyjë po kjajnë

s’bashku me t’dhimbshem

pa kurrnji ngushllim!

Shtatë Hyjë te Shêjzat

me lot rrugët i lajnë,

por ti s’u gjegjesh shqim!

Oh, kjani ju harpa,

kjani ju lahúta,

kjani ju sázet

e zemrave t’coptueme!

Pshtjellnju ju zana,

Orë t’Shqipnisë, nder futa,

kjani dihamë t’pashueme!

Kurr Kangatarin

s’keni per t’e gjetun

ke Kroni i Çepit

as nder Tryeza mâ!

Fellin e kputun –

ah, larg e ka tretun –

kurrmâ nuk ka me i rá !

Kurrmâ n’Breg t’Bubzës

s’ke me i derdhun hirë

Valbonës s’bukur –

te ma i búkri lum !

Kurrmâ ti Shkodres –

djepit tand ma t’mirë –

s’i këndon  … që e deshte aq shum!

As miqt e dashtun

s’ke me i pritë – me i qitë:

njata që jeten

per ty kishin dhanë.

Ernest! Na thave

zemren! Kshtu s’kemë pritë …

Na mblove n’váj të tanë!

Elegjí mbi Ernest Koliqin:  nga Dom Prenk Ndrevashaj,  marrë nga  “Shêjzat” (Le Pleiadi), Numër Përkujtimuer kushtue Prof. Ernest Koliqit








All the contents on this site are copyrighted ©.