2017-01-12 12:41:00

Ipeshkvijtë gjermanë e francezë për Ditën botërore të refugjatit


Kryeipeshkvi i Hamburgut imzot Stefan Hesse, president i komisionit për emigracionin pranë Konferencës ipeshkëvnore gjermane, së bashku me ipeshkvin e La Rochelle, imzot Georges Colomb, përgjegjës për baritorinë e emigrantëve pranë Konferencës ipeshkëvnore franceze, kanë paraqitur një deklaratë të përbashkët mbi Mesazhin e Papës Françesku për Ditën botërore të emigrantit dhe refugjatit 2017.

“Papa Françesku – shkruajnë ipeshkvijtë – tërheq vëmendjen tonë mbi fatin e fëmijëve e të adoleshentëve ‘që janë trefish të lëndueshëm”, pra u nënshtrohen vështirësive të mëdha si të mitur, si të huaj dhe si të pambrojtur”. Para shkeljes së vazhdueshme të të drejtave të fëmijëve e të drejtave njeriut – nënvizojnë ipeshkvijtë gjermanë e francezë – “Ati i Shenjtë Bergoglio ofron vështrimin etik të qartë”, ta takojmë “Jezu Krishtin në më të vegjlit e në më të brishtët” – kujtojnë prelatët duke cituar fjalët e Papës Françesku – “ e duhet të bëjmë gjithçka është në mundësinë tonë për ta mbrojtur posaçërisht dinjitetin dhe identitetin e tyre”. “Numri  posaçërisht i lartë të miturve refugjatë në Evropë që nuk janë të shoqëruar nga familjarët e tyre e nga askush tjetër – shtojnë prelatët në deklaratën e përbashkët – paraqesin para nesh sfida tejet të mëdha, posaçërisht për arsye se shumë fëmijë e të rinj nuk bëjnë a nuk e paraqesin kërkesën për azil, e prandaj numri tyre i vërtetë është shumë më i madh se sa rezulton nga të dhënat zyrtare”.  








All the contents on this site are copyrighted ©.