2017-01-11 12:57:00

Papa kundër “dinakëve”, që shesin bileta për audiencën e përgjithshme


Pas përshëndetjeve në gjuhën italiane, që zakonisht mbyllin takimin e audiencës së përgjithshme të së mërkurës me besimtarët, Papa nxori nga xhepi një zarf me një biletë të kuqe brenda dhe u kujtoi besimtarëve:

“Tani më duhet t’ju them një gjë, që nuk do të dëshiroja ta thosha. Për të hyrë në audiencë duhen biletat e hyrjes e në to shkruhet në një, dy, tri, katër, pesë, gjashtë gjuhë: ‘Bileta është falas’. Për të hyrë në audiencë, si në Shesh, ashtu edhe në Sallë, nuk duhet paguar asgjë, hyrja është falas, është vizitë që i bëhet Papës, për të folur me Papën, me ipeshkvin e Romës. Por më kanë thënë se ka disa dinakë, që po i bëkan njerëzit t’i paguajnë biletat... Po t’ju thotë ndokush se për të shkuar në audiencë tek Papa duhet të paguash ndonjë gjë, ta dish se është duke të mashtruar; ki mendjen, prandaj. Është falas! Këtu s’ke nevojë të paguash gjë, sepse kjo është shtëpia e të gjithëve. E kush thotë se duhet paguar, bën krim e është keqbërës a  keqbërëse. Kjo nuk duhet: kuptuat?”.








All the contents on this site are copyrighted ©.