2017-01-10 12:06:00

Java e lutjes për bashkimin e të krishterëve: publikohen tekstet


Janë botuar tekstet për Javën e lutjes për bashkimin e të krishterëve që mbahet nga data 18 deri më 25 janar dhe për tërë vitin 2017. Tema, “Dashuria e Krishtit na shtyn drejt pajtimit”, frymëzohet nga një fragment i Letrës së Dytë të Shën Palit drejtuar Korintianëve (khr 2Kor 5,14-20). E pikërisht reflektimi biblik i përgatitur nga komisioni ekumenik i Kishave, kujton se “pajtimi është dhuratë, që vjen prej Zotit për krejt Gjithësinë. Si rezultat i veprimit të Hyjit, njeriu, i pajtuar në Krishtin, është i thirrur nga ana e tij ta shpallë këtë pajtim me fjalë e vepra”.

Tekstet janë përgatitur e botuar së bashku nga  Këshilli Papnor për nxitjen e bashkimit të të krishterëve e nga Komisioni Feja dhe Kushtetuta e Këshillit ekumenik të Kishave. Tekstet mund të konsultohen në faqen e internetit sito del Dicastero per l’unità dei cristiani.

Java e lutjes për bashkimin e të krishterëve, që kremtohet çdo vit ndërmjet 18 e 25 janarit, është pa dyshim një nga frytet më të bukura të këtij dialogu ekumenik, i cili ka nevojë të vazhdohet e sidomos, të vlerësohet nga gjithë besimtarët në Krishtin.








All the contents on this site are copyrighted ©.