2017-01-08 10:25:00

Kohë e akullt: Papa lë hapur ditë-natë bujtinat për të pastrehët


Papa Françesku autorizoi Lëmoshtarinë apostolike, zyrë e bamirësisë së Atit të Shenjtë, t’i lërë bujtinat hapur 24 orë për të pastrehët e Romës. Është fjala për strehën “Dhurata e Mëshirës” pranë Kishës së Shpirtit Shenjt në Sassia, për strehën “Dhurata e Marisë”, drejtuar nga motrat e Nënë Terezës si dhe për strukturën në Rrugën Ratazzi, pranë stacionit Termini. Ata, që nuk duan t’i lënë skutat e tyre të zakonshme, gjatë ngricave të forta mund të strehohen në autot e Lëmoshtarisë, në afërsi të Vatikanit, ku mbrëmë fjeti një  grua e pastrehë 85 vjeçe. Të pastrehëve iu shpërndanë dyshekë të posaçëm, që përballojnë temperatura nën 20 gradë. Për ta u blenë dhe dorashka të trasha leshi. Në fjetoren e udhës së Pendestarëve, mbrëmë u strehuan 20 vetë më shumë se zakonisht. Këtu - kujton imzot Krajevski - mund të sigurohen edhe 40 ndenjëse, për ata që trokasin papritur. Kush ka nevojë, nuk do ta gjejë portën mbyllur, do të mikpritet, do të ketë ngrohtësi, kafe, çaj e nuk do t’i mungojë as ushqimi i domosdoshëm.








All the contents on this site are copyrighted ©.