2017-01-07 18:50:00

Enoc do të drejtojë edhe për katër vjet Spitalin e Krishtit Fëmijë


Selia e Shenjtë e përsërit edhe për katër vjet të tjera, 2007-2020, mandatin e  Mariella Enoc, në krye të Spitalit Pediatrik të Krishtit Fëmijë.

“Me ushtrimin e kompetencave, të dhëna nga Ati i Shenjtë Françesku – lexohet në letrën zyrtare të  sekretarit të Shtetit të Vatikanit, kardinalit Pietro Parolin, që mban datën 30 dhjetor 2016 -  ju përsëris mandatin e presidentes së Këshillit të Administratës së Spitalit Pediatrik të Krishtit Fëmijë për katërvjeçarin e ardhshëm, 1 janar 2017 – 31 dhejtor 2010”.

Kardinali shpreh gjithashtu edhe vlerësimin e mirënjohjen e Selisë së Shenjtë për veprimtarinë që presidentia Enoc e zhvilloi me kompetencë, profesionalitet e përkushtim, e jo edhe pa flijime, në favor të spitalit në këto dy vjet të ngarkuara me ngjarje, për të favorizuar e për ta bërë gjithnjë më të frytshëm funksionimin, e, mbi të gjitha, për ta nxitur më tej misionin  që të jetë vepër e jashtëzakonshme mëshire e Papës, në shërbim të fëmijëve të sëmurë e të familjeve të tyre.

Mariella Enoc, emëruar në shkurt 2015 presidente e Spitalit Pediatrik të Krishtit Fëmijë, ka lindur më 1944. Pas studimeve klasike e diplomës në mjekësi, u mor gjithnjë me administrimin dhe drejtimin e strukturave shëndetësore. Është edhe anëtare e Komisionit Papnor për Shëndetësinë katolike, pa kujtuar një mori detyrash të tjera të rëndësishme, gjithnjë në fushën e shëndetësisë.  








All the contents on this site are copyrighted ©.