2017-01-06 13:16:00

Papa lajmëron datat e festave të vitit: Pashkët më 16 prill


Gjatë Meshës së solemnitetit të Dëftimit të Zotit, kremtuar sot paradite në bazilikën e Shën Pjetrit, në Vatikan, sipas traditës kishtare, pas Ungjillit, u shpallen nga Diakoni data e festës së Pashkëve dhe datat e festave tjera që do të kremtohen gjatë këtij viti liturgjik.

Kështu, dita e së Mërkurës së Përhime, me të cilën nis koha e agjërimit të Krezhmëve, do të jetë më 1 mars, më 16 prill do të kremtohen Pashkët. Më 25 maj do të kremtohet festa e të Shëlbuemit, do të thotë Të Ngjiturit e Krishtit në Qiell. Më 4 qershor do të kremtohet festa e Rrëshajëve, festa e lindjes së Kishës, me ardhjen e Shpirtit Shenjt Zot mbi apostuj. Më 15 qershor do të kremtohet festa e Korpit të Krishtit. Më 3 dhjetor do të fillojë e Diela e parë e kohës së Ardhjes.








All the contents on this site are copyrighted ©.