2017-01-04 11:57:00

Thirrja e Papës: burgjet të jenë vende rikthimi në gjirin e shoqërisë


“Dje arritën nga Brazili lajmet dramatike të masakrës në burgun e Manaus, ku ndeshjet e dhunshme ndërmjet bandave kundërshtare, shkaktuan vdekjen e një mori njerëzish. Shpreh dhimbjen dhe shqetësimin tim për këtë ngjarje. Ftoj të lutemi për të vdekurit, për familjarët e tyre, për të gjithë të mbyllurit në këtë burg si dhe për ata, që punojnë këtu. E përsëris thirrjen që burgjet  të jenë vende riedukimi e rikthimi në gjirin e shoqërisë  e kushtet në të cilat jetojnë të burgosurit, të denja për njeriun. Ju ftoj të luteni për të burgosurit, për të gjallët e për të vdekurit, e edhe për gjithë të burgosurit e mbarë botës, që burgjet të shërbejnë për ta rikthyer të dënuarin në shoqëri, e jo për t’u mbipopulluar: të jenë vende rikthimi në jetë. Ta lusim Zojën e Bekuar, Nënën e të Burgosurve: Të falemi Mari….








All the contents on this site are copyrighted ©.