2017-01-04 12:16:00

Papa: përballë dhimbjes, më mirë është heshtja, ledhatimi, jo fjalët


“Përballë dhimbjes, nëse nuk jemi në gjendje të themi fjalë të dala nga zemra e jo nga koka, më e mira është heshtja, përkëdhelja, gjesti, jo fjala. Kështu u shpreh Papa në audiencën e parë të përgjithshme të vitit 2017, duke ia kushtuar katekizimin një teme tejet delikate, asaj të shpresës në dhimbje, posaçërisht të një nëne, që ka humbur të bijtë. Papa Bergoglio vuri në qendër të vëmendjes, gjatë katekizmit të audiencës, një figurë të njohur biblike, atë të Rakeles, nënës së Jakobit e të Beniaminit, ndërsa qan  për popullin e vet të mërguar. Zoti - kujtoi - e dëgjon vajin e Rakeles e, nga lotët e saj, lind shpresa. Kjo - shpjegoi Papa - nuk është gjë e lehtë për t’u kuptuar, por është vërtetë: shpesh herë gjatë jetës lotët tanë mbjellin shpresë, shndërrohen në farë shprese.








All the contents on this site are copyrighted ©.