2017-01-01 15:59:00

Ju kumtojnë Lajmin e Mirë: Bekimi e koha në Bibël


Në ditën e parë të Vitit të Ri, në rubrikën ‘Ju kumtojmë Lajmin e Mirë’ Bekimi e koha në Bibël.. Mbi këtë na flet dom Marjan Paloka, duke vazhduar kështu me rubrikën e së dielës ‘Ju kumtojnë Lajmin e Mirë’. Në Parë të Vitit të Ri, po ndalemi te urimi, do të thotë te Bekimi dhe et koha sipas Biblës.

Zoti foli me Moisiun e tha: “Thuaju Aronit dhe bijve të tij: Kështu bekoni bijtë e Izraelit e thoni: Zoti të bekoftë e të ruajtë! Të ndriçoftë Zoti me fytyrën e vet e pastë mëshirë për ty! E sjelltë Zoti fytyrën e vet drejt teje e të dhashtë paqen! Kështu ata le ta vënë emrin tim mbi bijtë e Izraelit e unë do t’i bekoj”.  

Ky bekim i shkëlqyer i Aronit (Nr 6,22-27) zbret si bagëm erëmirë mbi kokën e atij, që e merr.

Urimi i parë, të cilin e lexojmë në të, është që Zoti t’i japë besimtarit  bekimin e tij (barak) e ta ruajë (shamar) (v24). Foljet që përdoren i gjejmë edhe në rrëfimin e Krijimit, kur Zoti “e bekon njeriun  dhe e  vë  roje të kopshtit” (Zan 1,28-30).

Në këtë bekim - në rrëfimin, kur burri e gruaja sapo qenë krijuar, gjejmë një lloj zbulese të identitetit të tyre: në ta kristalizohet mirësia, bukuria, përsosuria e  së thënës së Zotit, e Fjalës së tij krijuese.

Por bekimet e uruara në këtë formulë të shkëlqyer e tejet të lashtë, fshehin edhe një armë të ftohtë, me dy teha: të ruajtë Zoti do të thotë edhe të gëzosh një lloj stime nga ana e Tij, aq sa të meritosh edhe prova të rënda aq, sa mund të mbartë njeriu, që ka durimin e Jobit!   Po ta dëgjojmë dom Marjan Palokën....








All the contents on this site are copyrighted ©.