2016-12-30 13:39:00

Në vitin 2016 u vranë në botë 28 Veprimtarë baritorë


Gjatë vitit 2016 në botë u vranë 28 veprimtarë baritorë katolikë. Viti i tetë ky, që regjistron numrin më të lartë në Amerikë, ndërsa rritet dramatikisht numri i rregulltareve të vrara, 9 gjatë këtij viti, dyfish në krahasim me vitin 2015.

Vdiqën me vdekje të dhunshme, 15 meshtarë, 9 rregulltare, 1 seminarist, 4 laikë.

Shumica u vranë gjatë përpjekjeve për rrëmbim ose vjedhje.

E, sidomos, ngaqë bota i urren të krishterët, për të njëtën arsye, që urreu edhe Krishtin. Sepse i padiste me zë të lartë padrejtësitë e shkaktarët e tyre.

Ndonjë nga ata, që humbën jetën, u mbyt nga vetë njerëzit, që i ndihmonte,

Ndërsa vijon shqetësimi për veprimtarët e tjerë baritorë të rrëmbyer a të zhdukur, për të cilët nuk ka më asnjë lajm.

E gjithë kjo na kujton se martirët e sotëm janë më të shumtë, se ata të shekujve të parë.

Papa Françesku na e kujton shpesh se “Sot ka të krishterë të vrarë, të therur, të torturuar, të burgosurm vetëm e vetëm pse nuk pranojnë ta mohojnë Krishtin” , e edhe se “martirët e sotëm janë shumë më tepër, sesa ishin në shekujt e parë të krishterimit”.








All the contents on this site are copyrighted ©.