2016-12-30 12:59:00

Atë Vitor Demaj: Atë Fishta ndërgjegjja e popullit shqiptar


Atë Vitor Demaj: Atë Gjergj Fishta, është figurë poliedrike, e konsideronte veten si filozof shoqëror, u mundua ta ndihmonte popullin dhe vendin të lirohej prej veseve e kalonte tek virtytet. Ai ishte në shërbim të popullit e të vendit të vet. E njihte thellësisht shpirtin dhe jetën e popullit e të vendit të vet, nga zonat më thella e deri te institucionet ma të larta. Kujdesej për gjithçka, madje edhe për gjërat ma të vogla, për t’i treguar e propozuar, pastaj, vlerat më të larta, për të mirën e popullit dhe të vendit, të cilin e deshi pamasë. Kështu pohon mes tjerash françeskani ri shqiptar, atë Vitor Demaj në mikrofonin e Radio Vatikan, duke kujtuar përvjetorin e kalimit në amshim të atë Gjergj Fishtës, françeskan meshtar, poet e filozof shqiptar. Ta dëgjojmë...








All the contents on this site are copyrighted ©.