2016-12-29 16:03:00

Imzot Dodë Gjergji: shërbimi 10 vjeçar i imzot Dodë Gjergjit si ipeshkëv në Kishën Katolike në Kosovë


Me rastin e 10 vjetorit të Imzot Dodë Gjergji, si bari i Kishës Katolike në Kosovë, të martën, më 27 dhjetor 2016, u kremtua mesha e shenjtë në Katedralen Nënë Tereza në Prishtinë, nga ku na njofton Rabie Ibraj....

Ne mbrëmjen e te martes se kaluar ne Kishen Katedrale “Shen Nene Tereza” ne Prishtine u kremtua meshe falënderimi ne dhjete vjetorin e punes dhe vepres perkushtuese te kryebariut te Kishes Katolike ne Kosove,  Imzot Dode Gjergjit. Rreth ipeshkvit te tyre me lutje e urate ishin mbledhur qindra besimtare, motra te kishes, seminariste, seminariste dhe afro pesedhjete meshtare qe krijonin pamje te mrekullueshme, ndersa kori i kishes i drejtuar nga maestro Gjergj Kacinari kompletoi atmosferen festive te këtij shenimi jubilar.

Eukaristine e kesaj meshe e celebroi vet Shkelqesia e Tij, Imzot Dode Gjergji me arqipeshkvin e Tivarit, Imzot Rrok Gjonlleshajn, vikarin e Ipeshkvise se Kosoves, Imzot Lush Gjergjin e meshtare te tjere. Per rrugëtimin dhjetevjecar ne krye te Kishes Katolike ne Kosove te ipeshkvit imzot Dode Gjergji, foli kancelari i Ipeshkevise se Kosoves, don Shan Zefi. Ai gjate predikimit beri  nje permbeldhje bukur voluminoze qe nga  ardhja ne krye te Kishes Katolike ne Kosove te Imzot Dode Gjergjit më 29 dhjetor 2006 e deri me sot qe u mbushen dhjete vjet te misionit tij perkushtues ne sherbim te Zotit, Kishes dhe popullit. 

“Ardhja juaj në Kosovë e gjeti Kishën tonë të organizuar mirë dhe me një strukturë e organe tjera të nevojshme. Me numër mjaftueshëm meshtarësh, motra të nderit ku misioni i tyre ungjillor, mosha e re, entuziazmi dhe vrulli nuk mungonte. E kemi parasysh një raport të detajuar nga SHBA-të, ku ndër të tjera përmendet në kontekstin e Kosovës edhe vetë Ipeshkvia jonë, siç përmenden edhe Kishat tjera në rajon, ku thuhet: “Vetëm Kisha Katolike e Kosovës me klerin dhe motrat e saja të nderit nuk kanë nevojë për reforma, sepse shihet qartë ideali i tyre për Fe e Atdhe”. Pra Juve u është hapur dera që ta vazhdoni misionin e shenjtë si Bari i grigjës së Zotit, por edhe ta ruani kontinuitetin historik të parardhësve tuaj si dhe në përgjithësi të të parëve tanë”,  tha dom  Shani, per te vazhduar përkushtimin e imzot Dode Gjergjit ne drejtimin e tij si ipeshkëv me vizitat e ndryshme pastorale neper famullite e vendit dhe takimi me rinine, e popullin ne pergjithesi  per tu njohur me jeten e tyre te perditeshme.

Një prioritet tjetër për Ipeshkvin tonë, tha dom Shani ishte raporti i mire me Bashkësinë Islame të Kosovës, siç ka qenë edhe tek paraardhësit e tij (Mons. Sopi, Mons. Prela)  per shkak te vëllazërisë se gjakut, gjuhës, traditës shumë shekullore, e po ashtu, per te vene raporte te mira edhe me Kishën Ortodokse në Kosovë dhe te me tjeret.

Ne vazhdim, dom Shani përmendi data e vite qe shënuan kremtime siç tha historike si Kremtimi i Vitit të Shën Palit në Gjakovë; Viti i Nënë Terezës  në Prishtinë; Kremtimi i Vitit Meshtarak dhe Viti i Fesë. Pastaj shtegtime të shumta brenda e jashtë vendit si Shtegtimi në Romë te varri i Shën Pjetrit, shtegtimi me rastin e ardhjes së Papës në Shqipëri, shtegtimi me rastin e Shenjtërimit të Nënës Tereze në Romë  dhe shtegtimi me rastin e Lumturimit të 38 Martirëve Shqiptarë në Shkodër.  “Mirë shprehej Ipeshkvi ynë kur shkruante në Planin Baritor “Shërbejmë me përvujtëri e kumtojmë me hare”: “A nuk ndizej zemra në flakë dashurie, kur shihnim se si besimtarët tanë na ndiqnin në këtë shtegtim, të shoqëruar me brohoritje, në këngë hareje e në uratë” citoi dom Shani.

Ndertimi i katedrales “Shen Nene Tereza “ ne Prishtine eshte nje fakt tjeter qe lidhet me përkushtimin e madh te Imzot Dode Gjergjit, qe ajo tashme eshte bere realitet tha dom Shani duke përmendur  veshtiresi e sfida qe nga ideja e deri te finalizimi i kësaj dhurate te Zotit qe tashme siç tha te gjithe po e gezojme.

Edhe Imzot Rrok Gjonlleshaj, ne pershendetjen e tij,  tha se Imzot Dode Gjergji me kembngultesi, durese e urtesi ka arritur qe prej asgjeje e pa mjete buxhetore, por me vullnetin e guximin, ta nis katedralen e te bej ate qe tash po e shohim te gjithe, pra kishte vizion te qarte. Prandaj ne e falenderojme per kete veper te madhe tha Imzot Rroku.

Ne fund te meshes,  para se te jap bekimin, Imzot Dode Gjergji tha: “ Falënderoj Zotin per kete moment qe eshte nje moment shpirtëror, nje moment urate! Te gjitha keto fjale qe u thane eshte merite e vet Zotit” Gjithashtu, falënderoj gjithe meshtaret e motrat per kete ecje dhjetevjeqare per ta bere  me te miren per kishen e popullin.  Mbetet qe ta gjykoj Zoti se a e kemi ber ate qe ai ka dashur, përfundoi Imzot Dode Gjergji. Festa vazhdoi edhe ne oborrin e katedrales duke shijuar veren e ngrohte, e duke uruar kete moment te gezuar per Kishen Katolike ne Kosove. 

Nga Prishtina, Rabie-Mrika Ibraj








All the contents on this site are copyrighted ©.