Përballë krizës humanitare në Ukrainë, e cila qysh nga fillimi i konfliktit, në vitin 2014, shkaktoi 9758 të vdekur e rreth 22 mijë të plagosur, Papa i dërgon një ndihmë konkrete popullsisë. Nga 12 milionë euro, grumbulluar më 24 prillin e kaluar, gjatë lëmoshëve të mbledhura sipas dëshirës së vetë Françeskut, rreth 6 milionë euro u caktuan për Ukrainën, në ndihmë të popullsisë së shumëvuajtur. Me shpërndarjen e fondeve po merret imzot Giovanni Pietro Dal Toso, sekretar i Këshillit Papnor “Cor Unum”.
All the contents on this site are copyrighted ©. |