2016-12-27 14:15:00

10 vjet shërbimi episkopal të imzot Dodë Gjergjit në Kishën katolike të Kosovës


Sivjet mbushen dhjetë vjet të shërbimit të ipeshkvit imzot Dodë Gjergji, që kur u thirr nga Papa Benedikti XVI, në Kishën katolike në Kosovë. Ky përvjetor u shënua me lutje falënderimit drejtuar Zotin, për ecjen e përbashkët kishtare, dhe me lutjen drejtuar Shpirtit Shenjt, për një të ardhme të frytshme.

Kisha katolike e Kosovës, pra, i lutët Zotit për misionin ipeshkëvnor të bariut të vet, imzot Dodë Gjergjit, që misioni tij, në shërbim të Zotit e të popullit, të jetë plot bekime e urti, për të mirën e  Kishës dhe të mbarë shoqërisë.

Kështu, sot më 27 dhjetor, në ora 18:00, në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë, u kremtua Mesha e falënderimit, kryesuar nga imzot Dodë Gjergji, në bashkëkremtim me klerin e rregulltarët, e në praninë e motrave rregulltare, të besimtarëve e të miqve. Po për një përshkim të misioni 10 vjeçar të të imzot Dodë Gjergjit në krye të Kishës katolike të Kosovës, flasim me Vikarin e Përgjithshëm të kësaj Kisha, dom Lush Gjergjin, ta dëgjojmë...








All the contents on this site are copyrighted ©.