2016-12-25 15:56:00

Shën Nënë Tereza: Është Krishtlindje..


Shën Nënë Tereza: Është Krishtlindje..

Krishtlindje është sa herë ti ëmbël vëllait i buzëqesh

e dorën miqësisht ia shtrëngon.

Krishtlindje, kur ti hesht,

që tjetri të flasë e të qeshë.

Krishtlindje është sa herë

parimet ti s’i pranon,

që e flakin tjetrin në skaje

në skuta, në hiç, në harresë.

Krishtlindje, sa herë që shpreson

me ata që më nuk shpresojnë,

të kapur me mish e shpirt

në kthetrat e mjerimit...

Krishtlindje është kur ti

pranon përvujtërisht ligështinë tënde.

Krishtlindje, kur guxon

e i qëndron fort shtrëngatës.

Krishtlindje, kur zemra jote,

shndërrohet në Shpellë Betlehemi,

kur rilind Zoti vetë

që u dhurohet të tjerëve.

Krishtlindje kur të duket

se të rriten flatra ndër krahë

e nis e këndon, me engjëjt,

Lumninë e Zotit.

Krishtlindje, kur shpirti yt,

rrok mallin e pamort!

Sipas fjalëve të Shën Nënë Terezës








All the contents on this site are copyrighted ©.