2016-12-24 17:24:00

Kardinali Konastri: “Varfanjakut të Betlehemit”


Kardinali Konastri: “Varfanjakut të Betlehemit”

“Varfanjakut të Betlehemit” është një lutje e shkruar me rastin e Krishtlindjes nga kardinali Angelo Komastri:
O Zot, në sa koha i shkatërron të gjitha shpresat,
e vetmja shpresë mbetesh Ti!
Në sa shekuj e shekuj me mijëra
kalojnë e zhduken,
Ti mbetesh përherë i ri.
Ti ruan freskinë e lules e të gurrës së acartë.
Në sa pasuritë gjithnjë më shumë zbulojnë
një fytyrë që gënjen e grimcohet,
Ti prap na mahnit, na josh përsëri
veç me varfërinë e Betlehemit.
O Zot, lodhur janë fjalët,
premtimet vijojnë të përsëriten
e të kundërshtojnë vetveten pambarim.
Po flakëza e shpresës në shpirt nuk na shuhet,
etja për dritë rilind pambarim;
e pritja lulëzon përsëri.
Presim diçka, presim Dikë.
Të presim Ty, o Foshnje e varfër e Betlehemit,
je ti përgjigja që në shpirtin tonë jehon,
Ferishte e Betlehemit,
je pasuria që ne s’e kuptojmë,
Ti, varfanjak i Betlehemit,
je paqja që aq fort na mungon.
O Zot, i lindur në Betlehem,
qytet i varfërisë e i vogëlsisë sonë,
vrapojmë pranë Marisë,
të të shikojmë me sy,
të të duam me zemër,
për të qenë, më në fund, me Ty, të lum,
o Varfanjak i Betlehemit,
se vetëm Ti mund të na dhurosh,
një rreze drite në errësirën tonë.
Amen.








All the contents on this site are copyrighted ©.