2016-12-23 11:41:00

Papa Françesku: program rrënjësor për t’u kthyer tek Kisha e varfër për të varfërit


“Në një botë të përçarë nga logjika e fitimit, që prodhon varfëri të reja e lind kulturën e hedhurinës, nuk heq dorë nga kërkimi i hirit  të një Kishe të varfër e për të varfërit.  Nuk është program liberal, por radikal, sepse do të thotë të kthehesh tek rrënjët. Rikthimi në zanafillë nuk duhet shikuar si përulje para së kaluarës, sepse nuk është kthim mbrapa, përkundrazi, është forcë për një fillesë të guximshme, që  shikon  drejt së nesërmes. Është revolucioni i dhembshurisë e i dashurisë”.

Kështu shprehet Papa Françesku në një letër, drejtuar don Julian Carron, drejtues i Vëllazërisë Bashkim e Çlirim. “Prandaj - vijon  letra e Papës -  ju kërkoj edhe juve  të bashkoheni me ndjetet, që çojnë drejt realizimit të këtij qëllimi. E ju uroj të punoni me qetësi e fryt e ta dëshmoni me guxim vërtetësinë e jetës së krishterë. Të gjithëve, e secilit nga ju, i jap nga zemra bekimin e  Zotit. E, mos harroni të luteni për mua!”.








All the contents on this site are copyrighted ©.