2016-12-23 13:30:00

Atentatori i Berlinit vritet pranë Milanos


Anis Amri, autori i atentatit të Berlinit, ku humbën jetën 12 vetë, u vra sot paradite në një ndeshje me armë me policinë, në Sesto San Giovanni, pranë Milanos, në Itali. I riu tunizian u gjet pas një kontrolli rrugor nga ana e forcave të rendit në zonën e Sheshit 1 Maji. Identifikimi i tij u bë si nga tiparet e fytyrës, ashtu edhe nga krahasimi i gjurmëve të gishtërinjve. Amri pati ikur nga Gjermania, menjëherë pasi u lëshua me një kamion TIR në tregun e Krishtlindjes në Berlin, të hënën mbrëma.








All the contents on this site are copyrighted ©.