2016-12-22 00:00:00

Salvator Kuazimodo: 'Krishtlindje'.


Salvator Kuazimodo: 'Krishtlindje'. 

Shoh udhët prej kartoni që t’gëzojnë,
barinj allçie që n’to po shtegtojnë,
drejt Shpellës mbi të cilën ra nata…
E mbretërit me rrobat e gjata,
që Mbretin e botës përshëndesin,
dhuratat përpara ia mbështesin.
Paqe këndojnë engjëjt plot gëzim, në zemër të Krishtit në amshim.
Po paqe njeriu nuk ka!
Vëllai përsëri vërsulet mbi vëlla
E të duket se s’ do ta dëgjojë
vajin Foshnjës që erdh ta shëlbojë,
e që do të vdesë i shporuar
ndërmjet dy hajdutësh gozhduar.

Marrë nga ‘Natale in poesia’, Antologia dal IV al XX secolo, Novara, 2006. fq . 131, përkthim i lirë.








All the contents on this site are copyrighted ©.