2016-12-21 11:58:00

Papa shkon në një dyqan ortopedie, si qytetar i thjeshtë


Papa Françesku shkoi dje pasdite personalisht në një dyqan ortopedie, si çdo qytetar i zakonshëm. Fare afër Vatikanit, dyqani quhet Fisioitop e shet artikuj të ndryshëm ortopedikë, përfshirë edhe këpucët, që ndoshta janë arsyeja e vizitës së papritur të Atit të Shenjtë. Papa përdor këpucë ortopedike, punuar nga këpucëtari i tij në Buenos Ajres, Carlos Samaria. Ndoshta për to shkoi dje në dyqan, ku përshëndeti të pranishmit, bekoi kryqin, që qëndron gjithnjë i varur në mur, e bëri me dëshirë fotografi me ata, që ia kërkuan këtë nder.

Nuk është hera e parë, që Françesku bën syrpriza të këtij lloji. Më 3 shtator 2015 pati shkuar në qendrën e Romës, në një dyqan optike në rrugën Babuino, ku bleu një palë syze. Pronarit i pati shpjeguar se nuk donte skelet të ri, por vetëm ndërrimin e xhamave. E pastaj: “Të lutem, më lejo të paguaj aq sa kushton”.








All the contents on this site are copyrighted ©.