2016-12-21 16:44:00

Françesku viziton papritmas dikasterin për Ungjillëzimin e Ri


Vizitë e papritur e Françeskut në mjediset e Këshillit Papnor për Nxitjen e Ungjillëzimit të Ri: dje paradite Papa shkoi në selinë e dikasterit romak, në Via della Conciliazione, që t’i falënderonte eprorët, zyrtarët dhe nëpunësit për përpjekjet e mëdha organizative gjatë Jubileut të Jashtëzakonshëm  të Mëshirës.

Si arriti papritmas rreth orës 11.20, i shoqëruar vetëm nga një xhandar, Papa u prit nga kryetari i Këshillit, kryeipeshkvi Rino Fisichella. Pastaj bisedoi përzemërsisht rreth 30 minuta me gjithë të pranishmit.








All the contents on this site are copyrighted ©.