2016-12-20 12:39:00

Dhurata e pranisë së Zotit!


Dhurata e pranisë së Zotit!

Zoti nuk vjen me dhurata ndër duar,

Ai dhurohet, vetveten na dhuron,

Jo porsi send,

Si një dhuratë e çmuar

Që i jepet

Njeriut kur festat kremton.

 

Kur Zoti dhurohet, veten e bën dhanti

Ashtu si njeriu njeriut i dhurohet.

Dhurohet pa masë e pa llogari,

Për kohë as mundim nuk shqetësohet!

 

Kur Zoti vjen ndër ne

Praninë e vet na dhuron,

Të fortë, të afërt, plot dashuri e fe.

Kur na troket te porta,

Kur në sofër ulet me ne si njeri,

Ndër duar nuk ka dhurata të kota:

Por në zemër, ngrohtësi më të madhe se dielli,

Kur Zoti arrin,

Është një dhuratë nga qielli!








All the contents on this site are copyrighted ©.