2016-12-20 13:14:00

Berlini në zi, ceremoni në Kisha


Berlini, në zi, është tejet i tronditur, pas ngjarjes së mbrëmshme. Në gjithë qytetin po mbahen kremtime fetare për shpirtin e viktimave. Në orën 11. 30 u hap regjistri i ngushëllimeve në Gedaechtniskirche, kisha ungjillore e kujtimit, në Breitscheidplatz, ku ndodhet edhe tregu i Krishtlindjes, i sulmuar mbrëmë nga kamioni vrasës. Në të njëjtën Kishë, në orën 18.00, do të kremtohet një Meshë e jashtëzakonshme, për kujtim të të vdekurve dhe për të ripohuar vlerën e njeriut. “Kjo Kishë është simbol i sulmit  kundër njerëzimit” - tha për Zdf ipeshkvi Markus Droege i “Kishës së kujtimit”, që përbëhet nga një pjesë e vjetër e një e re. - E vjetra u ruajt ashtu siç ishte pas bombardimeve të Luftës II Botërore, për kujtim të tmerreve të kësaj kasaphane. Që të mos përsëritej. E që po synon të përsëritet....

Në orën 12.00, në Katedralen St. Hedwig të Berlinit, në zonën lindore të qytetit, pranë rrugës Unter den Linden, u mbajt një ceremoni tjetër përkujtimore.

Ndërsa ministrat e brendshëm rajonalë gjermanë, gjatë një video konference, mbajtur pas atenatit të mbrëmshëm, pohuan se tregjet e Krishtlindjes në mbarë Gjermaninë do të mbeten të hapura për gjithë periudhën festive.








All the contents on this site are copyrighted ©.