2016-12-19 11:42:00

Terror në Jordani: sulm kundër kështjellës mesjetare të Karakut


Terror në Jordani. Së paku 10 vetë humbën jetën dje gjatë sulmit të disa njerëzve të armatosur në zonën e Karakut. Viktimat janë shtatë policë jordanezë, dy civilë dhe një turiste kanadeze. Grupi i armatosur, pasi hapi zjarr kundër patrullës së policisë, u mbyll në kështjellën mesjetare të qytetit së bashku me rreth 15 pengje, të cilët më vonë u liruan nga forcat speciale. 34, të plagosurit. Kur policia hyri në kështjellë vrau katër atentatorët. Në bazën e terroristëve u gjetën armë dhe rrypa eksplozive.

         Aksioni, që deri tani nuk është marrë përsipër, mund ta destabilizojë vendin arab, aleat i amerikanëve. Jordania është pjesë e koalicionit ndërkombëtar kundër Isisit, që vepron në Siri e Irak. Në qershor, Shteti Islamik pati marrë përsipër vrasjen e shtatë rojeve kufitare jordaneze, në kufi me Sirinë. Karaku është qyteti, ku ka lindur piloti, i cili ra me avion në Siri, në vitin 2014, u kap dhe u vra nga Isis. Mbreti Abdallah i Jordanisë, i cili udhëheq vendin që prej 17 vetësh, është përpjekur gjithnjë ta kufizojë ndikimin e fundamentalistëve me anë të fushatave të informacionit dhe të edukimit, por edhe me fushata ushtarake. Gjithsesi, Jordania është pa dyshim, shteti i Lindjes së Mesme më pranë Izraelit dhe botës perëndimore.








All the contents on this site are copyrighted ©.