Sh’Këndellë
Në se Zoja më pyet:
“A âsht kush që m’pret?”.
Unë derën dy kapakësh
kam me ia hapë.
Në se Krishti Fëmijë më pyet:
“A âsht kush m’don?”
Kam me iu gjegjë
tue ulë dy gjujt përdhe!
Malli për Jetë
Ferishtja prej grazhdit
na i ngulë të dy sytë,
dy sytë e shtangun
na i len ndër sy.
Foshnja prej grazhdit
na flet, na kujton,
se malli për Jetë
në shpirt na rrin ndry.
Je n’terr - t’kujton Foshnja
prej shpellës së ngritë,
Po zjarmi e drita
t’rrinë ndezun në shpirt.
Mbarim Festash
Mos ik, Ferishte e Betlemit,
prej strehëve tona të ngrime, me hej,
ti hyn si blerimi në sy
e gjakun e ngrohë nëpër dej.
Mos ik, Ferishte e Betlemit,
shetit nëpër shtëpi, si era e letë,
mos ik, se po ike mes nesh
s’do të mbijë kurrë jetë.
All the contents on this site are copyrighted ©. |