Papa Françesku do të shtegtojë vitin e ardhshëm në Shenjtëroren e Zojës së Fatimës, me rastin e njëqindvjetorit të Dukjeve të Virgjërës Mari në Cova da Iria. Njoftimin e jep Salla vatikanase e Shtypit. Duke pranuar ftesën e Presidentit të Republikës dhe të ipeshkvijve portugezë, Papa do të jetë në Fatima nga 12 deri më 13 maj 2017.
All the contents on this site are copyrighted ©. |