Papa, ndërtues urash për paqen në Kolumbi: sot paradite, në orën 10.30, siç parashikohej në programin e audiencave papnore - njofton Salla vatikanase e Shtypit - Papa Françesku priti në audiencë presidentin e Republikës së Kolumbisë, Juan Manuel Santos Calderón. Pak pas orës 12.00, Ati i Shenjtë priti edhe Senatorin Álvaro Uribe Vélez, ish- president kolumbian. Takimi zgjati 20 minuta. Më pas, Papa i priti në audiencë të dy burrat e shtetit: presidentin Juan Manueel Santos Calderón edhe Senatorin Álvaro Uribe Vélez. Ky takim zgjati 25 minuta.
All the contents on this site are copyrighted ©. |