2016-12-14 12:07:00

Videomesazh i Papës Françesku për të shurdhërit


Pak sekonda pa fjalë, por me kuptim të madh. Ky është videomesazhi i Papës Françesku për të shurdhërit, në gjuhën e shenjave, përhapur me anë të faqes Twitter dhe Facebook të sekretarit të tij personal, koptit Yoannis Lahzi Gaid. Video për ata që nuk dëgjojnë është tashmë “viral”, siç thuhet në zhargonin e rrjeteve shoqërore. “Papa Françesku – shpjegon sekretari gjestet e vetë Bergoglios – u uron të shurdhërve një Krishtlindje shenjte 2016, duke u kërkuar të luten për të dhe u jep të gjithëve bekimin e Zotit!”.

         Edhe më 26 majin e kaluar, në fillim të audiencës së përgjithshme në Sheshin e Shën Pjetrit, Ati i Shenjtë pati përshëndetur besimtarët me gjuhën e shenjave.  Atë ditë, ndër 20 mijë të pranishmit, ishte edhe një grup prej rreth 60 vetësh, përfaqësues të Entit italian për të shurdhërit.

Videomesazhi mund të shihet në adresën e mëposhtme:

https://twitter.com/AbunaYoannis








All the contents on this site are copyrighted ©.