2016-12-14 19:13:00

Ndërroi jetë kardinali Evaristo Arns: ishte 95 vjeç


Ndërroi jetë sot kardinali brazilian Paolo Evaristo Arns: ishte 95 vjeç. I urdhërit të Fretërve të Vegjël, emëruar më 1970 nga Pali VI kryeipeshkëv i San Paolos të Brazilit e i krijuar kardinal në vitin 1973, i priu kësaj dioqeze për 28 vjet. Njeri me përshpirtëri të thellë e, njëkohësisht me thjeshtësi të jashtëzakonshme, qe gjithë jetën bari në gjirin e grigjës së vet, i shumëdashur nga besimtarët, me të cilët ndante problemet e vuajtjet. I mbrojti me guxim të madh të drejtat e njeriut në kohën e diktaturës braziliane, duke u radhitur përkrah të varfërve e të shtypurve. Vdiq duke shtrënguar kryqin baritor në kraharor. Ishte kardinali i fundmë i gjallë, krijuar nga Pali VI. Kardinali Odilo Scherer, kryeipeshkëv aktual i San Paolos, e kujton me fjalë emocionuese, plot mirënjohje për jetën e tij, të vënë plotësisht në shërbim të grigjës.








All the contents on this site are copyrighted ©.