2016-12-13 13:45:00

Salla e Shtypit: ditëlindja e Françeskut, ditë normale, e pasur me angazhime


Të shtunën, më 17 dhjetor, ditë e 80-vjetorit të tij - njofton një notë e Sallës vatikanase  të Shtypit, Papa Françesku do të kryesojë – në orën 08.00, në Kapelëm Paoline, në Vatikan - një bashkëkremtim eukaristik me kardinajtë rezidentë në Romë. Për Papën, pjesa tjetër e ditës do të jetë normale: do të presë presidentin e Republikës së Maltës, prefektin e Kongregatës për Ipeshkvijtë, ipeshkvin e Chur të Zvicrës dhe Bashkësinë e  Nomadelfia-s.

Kush dëshiron ta urojë Atin e Shenjtë, mund ta bëjë këtë përmes email-it në këto adresa:  

Papafranciscus80@vatican.va (Latino); PapaFrancesco80@vatican.va (Italiano);  PapaFrancisco80@vatican.va (Spagnolo / Portoghese) PopeFrancis80@vatican.va (Inglese); PapeFrancois80@vatican.va (Francese); PapstFranziskus80@vatican.va (Tedesco); PapiezFranciszek80@vatican.va  (Polacco).

Në mjetet shoqërore të komunikimit, përfundon Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë, do të krijohet hashtagu #Pontifex80 per këtë rast.








All the contents on this site are copyrighted ©.