2016-12-13 15:20:00

Më 13 dhjetor kalendari përkujton Shën Luçinë, virgjër e martire


Sot më 13 dhjetor kalendari Kishtar kremton festën e Shën Luçisë, virgjër e martire. Luçia është shenjtore guximtare e besnike ndaj besojmës së saj në Krishtin Zot e Shëlbues, me një jetë të ndritur e tragjike, që frymëzoi faqe të tëra të hagjiografisë së lashtë, të cilat lexohen me një frymë, si roman. Shën Luçia nderohet shumë kudo në botë.

Emri i saj, që në shqip përkthehet Dritë, është mjaft i përhapur edhe në Shqipëri. Besimtarët shqiptarë i kanë ngritur që kur një Kishë katedrale në qytetin bregdetar të Durrësit. Kujtojmë se shën Luçia jetoi në fillim të shekullit IV të epokës së krishterë, në Sirakuzë.

Ngjarja që shënoi kthesën e madhe në jetën e saj ishte shtegtimi së bashku me nënën e sëmurë në Katania të Italisë, për të marrë pjesë në përkujtimin e martirizimit të Shën Ages. U gjunjëzuan së bashku mbi varrin e martires dhe u lutën për shërimin e të sëmurës. Luçia ra në një dremitje të thellë. Iu duk, si në ëndërr, Agia virgjër e i tha: "Luçí, motra ime, pse ma kërkon mua, atë që e ke fituar vetë? Ja, për hir të fesë sate, jot ëmë është shëruar. Ashtu si Krishti e lumnoi nëpërmjet meje qytetin e Katanies, ashtu do të lumnojë nëpër ty qytetin e Sirakuzës, sepse me virgjërinë tënde i ke përgatitur një banesë të këndshme Zotit”.

Kur vajza u zgjua nga gjumi, mrekullia ishte kryer. E ajo vendosi t'ia kushtonte gjithë jetën Zotit!Shën Luçia, Pajtore e njerëzve që vuajnë nga sëmundjet syve, u martirizua njëmijë e shtatëqind vjet më parë, gjatë persekutimeve të Dioklecianit rreth vitit 304.








All the contents on this site are copyrighted ©.