2016-12-11 15:50:00

Fundjave me Papën e Kishën


Sot, në Bazilikën e Vatikanit, u kremtua  Mesha për qendrat e Oratoreve të Romës. Tejet i pranishëm Krishti, në duart e qindra fëmijëve, që mbanin shtatoret e Foshnjës Hyjnore për Shpellat e Betlehemit të oratoreve e të famullive romake. Pikërisht këto shtatore i bekoi Papa pas Meshës, kur fëmijët dolën në Shesh për të ndjekur lutjen e Engjëllit të Tënzot.  

Në Milano, pas ceremonisë solemne të hyrjes, u vendosën reliket e Shenjtorëve bashkëshortë Martin, prindërit e Shën Terezinës së Krishtit Fëmijë, shenjtëruar në vitin 1925, Doktore e Kishës nga viti 1997. Pastaj, në orën 15.00, u  hap takimi me temë “Bashkëshortët Martin, shenjtorë modernë: ç’na thonë sot” dhe u hap ekspozita  me fotografi e dokumente, titulluar “Luigi e Zelia Martin, prindër që lindin shenjtorë”.

Në  Vientiane, kryeqytet i Laosit u lumnuan, 17 martirë, vrarë ndërmjet viteve 1954 e 1970 nga milicët komunistë të Pathet Lao. Ndërmjet të Lumëve të rinj, edhe një misionar trentinas, atë Mario Borzaga, i Misionarëve Oblatë të Zojës së Papërlyer.

Nesër, e hënë, 12 dhjetor 2016, në festën e Zojës së Guadalupes, Françesku do të kryesojë Meshën Shenjte në Bazilikën e Vatikanit, duke nisur nga ora 18.00.

E po nesër, mbushen katër vjet që kur Papa Benedikti XVI  nisi tweet-tet e para  në faqen e tij të internetit @pontifex, duke shënuar fillimin e kohës së tweet-eve e twitter-ve në  misionin papnor, që po e vijon Françesku. Po kujtojmë një nga twee-tet e fundit:"Të angazhohemi që të mos kryhet kurrë më krimi i genocidit". 








All the contents on this site are copyrighted ©.