Me dom Marjan Palokën (n. 34 i bisedës) vazhdojmë të njihemi nga afër me Ungjillin e Lukës, në rubrikën radiofonike ‘Ju kumtojmë Lajmin e Mirë’. Pra vijojmë me dom Marjan Palokën komentin e Ungjillit të Lukës, kësaj radhe ndalemi te kreu 10,13-20, ku Luka rrëfen për misionaritetin e dishepullit si bashkëpunëtor i Jezusit dhe i Hyjit. Me çka dhe për çka duhet të gëzohen apostujt. E pastaj na tregon edhe qëndrimin e Jezusit ndaj atyre qyteteve të papenduara si Korozaini e Betsaida.
Nga fjalimi misionar vijojnë dy thënie të Jezusit, që nënvizojnë, duke iu referuar jo më misionarëve por atij që e dëgjon kumtimin e tyre, nevojën e dëgjimit me fe dhe urgjencën e konvertimit. Korazin e Betsaida janë qytete ku Jezusi e ka çuar përpara veprimtarinë e tij me një dendësi më madhe. Banorët e këtyre qyteteve e kanë dëgjuar kumtin dhe i kanë pa mrekullitë, mirëpo nuk janë konvertuar, ndërsa Tiro e Sidona, qytete pagane, do ta kishin pranuar ungjillin. Pastaj Jezusi u drejtohet përsëri misionarëve duke u kujtuar parimin e judaizmit rabinik: “Dërgimi i një njeriu është si të ishte vetë ai”. Duhet dëgjuar i dërguari, do të thotë ta pranohet mësimi tij e të vihet në jetë, sepse kjo do të thotë ta dëgjosh personalisht Jezusin, i cili edhe ai vetë është i dërguar i Atit. Po ta dëgjojmë komentin e dom Marjan Palokës mbi këtë fragment të kreut të 10,13-20të Ungjillit sipas Lukës.....
All the contents on this site are copyrighted ©. |