2016-12-08 15:56:00

Françesku emëron imzot Jędraszewskin, kryeipeshkëv të Krakovit


Në Poloni, Papa Françesku pranoi kërkesën për dorëheqje nga udhëheqja baritore e kryedioqezës së Krakovit, paraqitur prej kardinalit Stanisław Dziwisz. Ati i Shenjtë emëroi kryeipeshkëv Metropolit të Krakovit, imzot Marek Jędraszewski-n, duke e transferuar nga selia metropolitane e Łódź. Imzot Jędraszewski, 67 vjeç, është zëvendës-kryetar i Konferencës Ipeshkvnore Polake. Kryen, gjithashtu, edhe shumë detyra të tjera në gjirin e CCEE (Këshillit të Konferencave të Episkopateve Evropiane).








All the contents on this site are copyrighted ©.