2016-12-07 15:01:00

Papa ia kushton mospërdorimit të dhunës mesazhin e paqes 2017


Të hënën e ardhshme, më 12 dhjetor, do të publikohet mesazhi i Papës Françesku për Ditën e 50-të Botërore të Paqes, që do të kremtohet më 1 janar 2017, me temë “Mospërdorimi i dhunës: stil i një politike për paqen”.

Me këtë rast, informon Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë, në orën 11.30, kreu i Këshillit Papnor për Drejtësinë e Paqen, kardinali Peter Appiah Turkson dhe imzot Silvano Tomasi, do t’u përgjigjen pyetjeve të gazetarëve mbi përmbajtjen e mesazhit. Po të hënën, në orën 18.00, në Bazilikën e Shën Pjetrit, Ati i Shenjtë do të kremtojë meshën për Zojën e Guadalupes, Pajtore e Amerikës Latine. Eukaristia do të paraprihet, në orën 17.15, nga Rruzarja në spanjisht e nga hyrja tradicionale e flamujve, që përfaqësojnë vendet me devocion të veçantë për Virgjërën e Guadalupes. Është hera e tretë që Papa Françesku e kremton këtë meshë në Vatikan.








All the contents on this site are copyrighted ©.