2016-12-07 14:05:00

Françesku: të mësojmë nga e Papërlyera për ta lëshuar veten në dorë të Zotit


Nesër, në Solemnitetin e Zojës së zënë pa mëkat, Papa Françesku do të kryesojë, në orën 12.00, lutjen e Engjëllit të Tënzot. Pasdite, në orën 15.45, do të niset me auto nga Shtëpia e Shën Martës, drejt Sheshit romak të Spanjës, për homazhin tradicional tek këmbët e shtatores së Zojës së Papërlyer. E sot, gjatë audiencës së përgjithshme, e kujtoi këtë të vërtetë feje, shpallur nga Piu IX, në vitin 1854:

“Duke e parashikuar vdekjen e Krishtit - tha Papa - Zoti e ruajti Marinë nga çdo njollë mëkati. Të mësojmë nga Zoja e Papërlyer të rrojmë në bashkim me Zotin, duke e lënë veten në dorë të Tij me shpresë besimplote e duke bërë ditë për ditë vullnetin e Tij. Jezusi i mëshirshëm, Biri i saj, na dhëntë hirin që, me ndërmjetësimin e Marisë, të arrijmë lumturinë e qiellit me gëzim e me vetëdijen e një jete të jetuar denjësisht”.








All the contents on this site are copyrighted ©.