2016-12-05 16:47:00

Nata e festës së shën Nikollit, ipeshkëv


Sonte bie nata e festës së shën Nikollit, ipeshkëv, të cilin Kisha e përkujton më 6 dhjetor. Shën Nikolli, ipeshkvi i shenjtë i Mirës (Turqia e sotme), jetoi mes shekulli III-IV. U bë i famshëm që në lashtësi, me anë të mrekullive të shumta, me të cilat u erdhi në ndihmë atyre që kërkuan ndërmjetësimin e tij. Është i njohur në të gjithë botën, edhe jashtë Kishës. Ndër shqiptarë devocioni ndaj shën Kollit është më i përhapuri bashkë me atë ndaj Shën Andout. Është shumë popullor edhe në të gjitha kishat e traditës Ortodokse.








All the contents on this site are copyrighted ©.