2016-12-02 19:24:00

Papa priti kard. Bagnasco pas zgjedhjes në krye të CCEE-së


Papa Françesku priti sot paradite kryetarin e Konferencës Ipeshkvnore Italiane, kardinalin Angelo Bagnasco. Kryeipeshkvi i Gjenovës është zgjedhur, kohët e fundit, në krye të Këshillit të Konferencave Ipeshkvnore Evropiane (CCEE), ku bëjnë pjesë episkopatet e zonës gjeografike, që i korrespondon Këshillit të Evropës. Ndërkaq, vendet e Bashkimit Evropian përfaqësohen nga një organizëm tjetër, që quhet Komisioni i Konferencave Ipeshkvnore Evropiane, COMECE.








All the contents on this site are copyrighted ©.