2016-11-29 14:26:00

Papa takon nesër Martin Scorsese, regjisorin e filmit ‘Silence’


Nesër, e mërkurë 30 nëntor, në ora 8.45, Ati i Shenjtë Papa Françesku do të takojë, në audiencë private, regjisorin amerikan Martin Scorsese. Takimi, njofton  Salla e Shtypit e Vatikanit, do të mbahet në Sallën ‘Sediari’ të Pallatit Apostolik në Vatikan. Scorsese e shoqëron në Vatikan premierën e filmit të tij ‘Silence’, marrë nga romani i vitit 1966 të shkrimtarit japonez Shusaku Endo e që tregon persekutimin e një grupi të jezuitëve në Japoninë e njëmijë e gjashtëqindës, interpretuar nga Andrew Gafield, Adam Driver e Liam Neeson. Premiera e filmit në Vatikan do të mbahet të enjten më 1 dhjetor në praninë e qindra jezuitëve e të mysafirëve tjerë. Dalja e filmit është parashikuar pastaj në sallat amerikane të kinemas më 23 dhjetor e në ato evropiane më 12 janar.

Papa e regjisori Scorsese nesër do të kenë rast për të folur mbi këtë film që vë në qendër misionin e jezuitëve, urdhër rregulltarësh të cilit i përket edhe vetë Papa Françesku.








All the contents on this site are copyrighted ©.