2016-11-29 15:55:00

Më 29 nëntor, kalendari përkujton shën Saturninin martir


Më 29 nëntor, kalendari përkujton shën Saturninin martir, shën Frederikun dhe të Lumin Dionizi të Lindjes së Krishtit.  Shën Saturnini, ipeshkëv i parë i qytetit të Tolos-ës, që e nderon si pajtor qiellor, është njëri prej shenjtorëve më popullor në Francë e në Spanjë, ku konsiderohet si mbrojtës i korridave. Me prejardhje nga Afrika, siç duket nga zanafilla e emrit të tij, Saturnino vendoset në Tolosa në vitin 250, nën konsullin Deçio e Grato, e predikon Ungjillin si Ipeshkëv misionar në Spanjë e në Gallinë jugore.

Sot bazilika e Santurninit në Tolosa është njëra prej Kishave më madhështore e mbresëlënëse romanike të botës. Varri i shenjtit martir gjendet në qendër të absidës (kungës) së anijatës së kësaj bazilike .Liturgjia na kujton thirrjen: Eja o Zot Jezus! T’i lirojmë zemrat nga gjithçka i rëndon.








All the contents on this site are copyrighted ©.