2016-11-28 17:16:00

Papa falenderon imzot Fisichella-n për Jubileun


“Përshëndes e falenderoj në mënyrë të veçantë të palodhurin imzot Rino Fisichella, për impenjimin e çmuar gjatë këtyre muajve e për fjalët e përshëndetjes që më drejtoi”. Papa Françesku shprehu edhe një herë sot publikisht falenderimin e tij për kryeipeshkvin Rino Fisichella, delegat papnor për Jubileun e Mëshirës. Në audiencën me autoritetet italiane, që bashkëpunuan për suksesin e Vitit Shenjt, Papa falenderoi veçanërisht Këshillin Papnor për nxitjen e Ungjillëzimit të Ri, kryesuar nga imzot Fisichella. Gjithashtu, Ati i Shenjtë falenderoi edhe vullnetarët e të gjithë ata, që “me punën e tyre të përditshme, shpesh të heshtur e larg nga dritat e skenës, kanë bashkëpunuar për ta bërë Jubileun e jashtëzakonshëm një ngjarje të vërtetë hiri”.








All the contents on this site are copyrighted ©.