2016-11-25 12:46:00

Vatikan: filluan punimet e Komisionit mbi Diakonatin e grave


Filloi sot punimet e veta Komisioni i themeluar nga Papa Françesku për thellimin e temës mbi Diakonatin e Grave nga pikëpamja historike e teologjike. Kështu njofton Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë duke saktësuar se vendimi i Papës më 2 gushtin e kaluar ka si qëllim të “bëjë një studim objektiv mbi situatën në kohët e para të Kishës”. “Nën kryesimin e imzot Luis Francisco Ladaria Ferrer, anëtarët e Komisionit – pohon njoftimi i Sallës së Shtypit – mblidhen këtyre dy ditëve, në sesionin e mëngjesit e të pasdites, pranë selisë së Kongregatës së Selisë së Shenjtë për Doktrinën e Fesë”.

 








All the contents on this site are copyrighted ©.