Vartësia nga droga është formë e re e skllavërisë, që e fshikullon njeriun dhe shoqërinë në përgjithësi. Kështu Papa në fjalimin drejtuar pjesëmarrësve të Takimit ndërkombëtar, organizuar nga Akademia Papnore e Shkencave, kushtuar temës: “Narkotikët; probleme e rrugëzgjidhje për këtë plagë botërore”, punimet e të cilit u mbajtën në Vatikan. Ishin rreth gjashtëdhjetë, specialistë të disiplinave të ndryshme: akademikë, kandidatë shkencash, mjekë, gjykatës, delegatë të OKB-së dhe të shoqërisë civile, të thirrur që të diskutonin për një fenomen, gjithnjë në rritje. U kujtua se sot drogën e përdorin, ose e kanë përdorur, më se 250 milionë vetë në botë. Prandaj Papa Françesku i nxiti pjesëmarrësit në takim, ta vijojnë punën e tyre, në shërbim të njeriut, që vuan:
“La droga es una herida en nuestra sociedad...
“Droga - nënvizoi - është plagë e shoqërisë sonë, rrjetë për t’i zënë njerëzit, viktima që humbasin lirinë e tyre për shkak të kësaj forme të re të skllavërisë. Të kësaj vartësie ‘kimike’”.
“Es evidente que no hay una única causa...
“E qartë se nuk është një shkak i vetëm, që të bën viktimë, vërejti Françesku. Faktorët që ndikojnë në këtë drejtim janë të shumtë: mungesa e familjes, presioni shoqëror, propaganda e trafikantëve, dëshira për të jetuar përvoja të reja…”.
“Cada persona dependiente trae...
“Çdo i droguar ka historinë e tij personale të ndryshme, prandaj duhet dëgjuar, duhet kuptuar, duhet dashur, e për sa është e mundur, edhe duhet shëruar e duhet pastruar”.
“No podemos caer en la injusticia de clasificarlos...
“Nuk mund të bëjmë padrejtësinë t’i klasifikojmë të droguarit si sende të thyera, sepse çdo njeri duhet vlerësuar në dinjitetin e tij, në se duam ta rikthejmë në rrugë të drejtë.
Lidhur me frontin e luftës kundër trafikantëve të drogës dhe krimit të organizuar, Papa nxiti të kontrollohen rrethet e korrupsionit e të riciklimit të parasë, duke nisur nga tregu i vogël i drogave, deri tek format më të sofistikuara të larjes së parave të pista, që fshihen në strofkat e kapitalit financiar e në bankat.
Papa foli për programe shoqërore, me synim rikthimin e shëndetit, mbrojtjen nga ana e familjes e edhe për edukimin, rrugë që mund të përshkohen për t’i shpëtuar të droguarit”.
"La lucha es dificil, y siempre que una da la cara…
“Lufta është e vështirë - kujtoi Papa - posaçërisht kur përdoren kërcënimet, por nuk duhet harruar kurrë se bëhet fjalë për të mbrojtur mbarë familjen njerëzore”.
All the contents on this site are copyrighted ©. |