2016-11-24 14:46:00

Kardinali Amato: debati teologjik bën mirë, por me respekt


U hap sot paradite, në Universitetin Papnor të Shën Krygjës, simpoziumi ndërkombëtar i organizuar nga Fondacioni Joseph Ratzinger-Benedikti XVI, me temë: “Eskatologjia, analiza e perspektiva”. Në përfundim të simpoziumit , më 26 nëntor, në Pallatin Apostolik, do të mbahet ceremonia e Çmimit Ratzinger, që gati-gati mund ta quhet “Nobel në teologji”. Çmimin do t’ia dorëzojë vetë Papa Inos Biffi-t dhe Ioannis Kourempeles. Punimet e seminarit i hapi sot paradite kardinali Angelo Amato,  prefekt i Kongregatës për Çështjet e Shenjtorëve, me një referat me temë “Shenjtorët dhe eskatologjia” .

Me këtë rast kardinali Amato, ish-bashkëpunëtor i Joseph Ratzinger në Kongregatën për Doktrinën e Fesë, i dha Radio Vatikanit një intervistë,  në të cilën u ndalua posaçërisht tek mendimi teologjik i Papës së nderit, tek dashuria e Papës Benedikti për teologjinë e shenjtorëve e tek ragatja ndërmjet teologëve mbi disa pika të Shërbesës papnore të Françesekut:

Kardinali Ratzinger, që është edhe bari i madh, ka reflektuar shumë mbi realitetet themelore të fesë, e jo vetëm mbi eskatologjinë, por edhe mbi realitetin kristologjik, mbi Trininë, mbi Sakramentet. Si teolog profesionist, i thelloi shumë këto aspekte dhe e vlerësoi lart teologjinë e shenjtorëve. Në veprat e tij Benedikti citon shpesh Shenjtorët e mëdhenj, që u dalluan për mënyrën e shpjegimit të Doktrinës katolike të kohës së tyre.

Çmimin Ratzinger, që quhet edhe “Nobel në teologji”  ndokush ka prirjen ta shikojë si shprehje e mungesës së vazhdimësisë së Benediktit, në shërbesën e Françeskut?

Absolutisht jo! Sepse edhe Papa Françesku është me kulturë shumë të lartë teologjike dhe  baritore. Vërtet po vë më shumë në dukje anën baritore, por gjithnjë me kulturë të lartë teologjike e, sidomos, me admirim të madh për teologjinë e shenjtorëve.








All the contents on this site are copyrighted ©.