2016-11-23 13:52:00

Portreti i Shën Nënë Terezës, në Muzeun e Kosovës


Një portret mozaik të Shën Nënë Terezës, në Muzeun e Kosovës, me në një dimension të madh, siç janë veprat e Nënë Terezës, që rrezatuan në botë dashurinë e Zotit ndaj njeriut, posaçërisht ndaj të varfërve e të mënjanuarve. Ky qëllimi i artistit Saimir Strati, me kërkesën e drejtorit të Muzeut të Kosovës, Skënder Boshtrakaj. Mozaiku synon të jetë një dedikim e mirënjohje Nënës së Bamirësisë, për atë ajo bëri me dashuri duke u shërbyer më të varfërve ndër varfër, në të gjitha skajet e botës. Një portret mozaik të Shën Nënë Terezës, në Muzeun e Kosovës. Më hollësisht nga Prishtina të ndjekim informacionin e Rabie Ibrajt...

Portreti i Shën Terezës, në Muzeun e Kosovës,  po merr formë nga duart e artistit, Saimir Strati.

Shenjtorja Nënë Tereza  mbetet burim e frymëzim i pashtershëm edhe për artistet. Saimir Strati nga Shqipëria ka gjetur inspirim tek vepra humane rrezatuese e Shën Terezës për ta realizuar veprën e dhjetë jubilare, me të cilën synon të hyj në radhën e rekordeve në librin e Guinnesit.  

Ai madje me kënaqësi ka zgjedh edhe Prishtinën për ta jetësuar atë, pas kërkesës së drejtorit të Muzeut të Kosovës, Skënder Boshtrakaj.  Kështu që, ai ka dite që veprës së tij po i jep formë në Muzeun e Kosovës.  Strasi po e realizon portretin e Shën Terezës në një mënyrë mbase të veçantë deri me tash, ku mjeshtërinë e tij po e bën me kapëse teli, në një dimension prej 10 metrash katrore. 

Qëllimi i kësaj vepre ka thëne artisti është një dedikim dhe mirënjohje për punën humane te Nenës tone Terezë  ndaj njerëzve te varfër e te sëmurë  ne bote, ndërsa ideja për mënyrën e mozaikut me kapëse teli, sipas tij, ka ardhur nga shpërngulja e vuajtja e refugjatëve dhe kalimi i telave gjemborë në kufij të ndryshëm.

"Shpesh kam lexuar e pare ne media ikje nga lufta dhe shpërngulje masive të refugjatëve nga Lindja e Mesme e vende tjera. Diku në një shtet të Evropës kishte disa tela me gjemba që i pengonin. Dhe, aty mendova se vetëm Nena jone Terezë mund t'i shpëtonte këta njerëz” ka thënë Saimiri, duke shtuar  se ato ishin momentet e para qe iu fiksuan ne mendje qe ta bënte gërshetimin e telit me vijat e portretit te Shenjtores Shqiptare. Ai thotë se ne veprën e tij janë fokusuar  akte paqeje e imazhe konferencash te ndryshme ne letër te ngjitura me tel.

“Portretin në mozaik do ta realizoj në një dimension gjigant, të madh  ashtu siç ka qenë veprat e Nënës së kombit tonë që ka rrezatuar në botë, pavarësisht shtatit të saj të shkurtër” ka vlerësuar Strati. Ai shton se ne nje platforme druri po perdore 1 milion e gjysme tela të bardhë dhe ngjyrë kafe, për të përfunduar mozaikun i cili do të merr pamjen ne tredimensional (3D). Sajmir Strati, thotë se në mozaik do të jetë e shkruar thënia shumë herë e përdoruar nga Nëna Tereze: - 'Paqja mund të vijë edhe nga një buzëqeshje'.

 “Këtë vit unë do ta quaja viti i Nënë Terezës. Ne nuk mund të bëjmë dot atë që ajo ka bërë, por sado pak, qoftë edhe për sensibilizimin të tregojmë që ne e duam paqen dhe jemi paqësorë, e ne dimë të shfaqim edhe vepra arti. Dhe, kete pune po e bej me kënaqësinë më të madhe. Në fund të fundit  do të ngjajë si një punim me filigran ose të jetë një xhevahir. Ashtu siç Nënë Tereza e ka bërë veprën edhe unë këtë ide kam. Është një vepër që i ngelet dhuratë Kosovës nga unë”, është shprehur Saimir Strati.

Vepra e dhjetë jubilare për librin e rekordeve te Guinness qe po realizohet ne Prishtine nga Saimir Strati nga Shqiperia,  pritet te finalizohet ne fund te ketij muaji dhe sipas drejtorit te muezeut, Skender Boshtrakaj,  ky mozaik me portretin e Shen Terezes do te mbetet i regjistruar ne Muezeun e Kosoves. 

Nga Prishtina Mrika-Rabie Ibraj








All the contents on this site are copyrighted ©.