2016-11-22 14:25:00

Dom Artur Jaku e dom Vlash Palaj: kardinali shqiptar Ernest Simoni Troshani personifikim i vlerave shqiptare


Vazhdojmë me vlerësime për Kardinalin e ri shqiptar, Hirësinë e Tij Ernest Simoni Troshani. Në mikrofonin e Radio Vatikanit, sot, dëshminë e dy priftërinjve shqiptarë nga kryedioqeza e Shkodër-Pultit: dom Artur Jaku, administrator famullitar i Katedrales Shën Shtjefni në Shkodër dhe dom Vlash Palaj, famullitar në Kishën Shën Nikolla të Velipojës.

Sipas këtyre, me krijimin kardinal të dom Ernest Simoni Troshani, Papa Françesku nxjerr në dritë vlerën e vuajtjes, shpërblen qëndresën e një Kishe dhe një populli të tërë. Kardinali ri shqiptar pra mishëron vlerat e virtytet e popullit shqiptar. Dom Ernesti është një personifikim i vuajtjes, personifikim i një përkushtie të pakomprometueshme  e të vazhdueshme për Ungjillin. E kush më mirë se dom Ernesti e ka shpreh këtë përmasë, me atë përvujtërinë e thjeshtësinë e tij të veçantë, që rrezaton dashurinë e mirësinë e Zotit ndaj njeriut. Po t’i dëgjojmë dy meshtarët e dioqezës së Shkodrës...








All the contents on this site are copyrighted ©.