2016-11-21 14:38:00

Imzot Massafra e Kryegjyshi Bektashi Brahimi: kardinali ri shqiptar, Ernest Simoni Troshani, krenari e kombit shqiptar, simbol i qëndresës ndaj Zotit


Në Kishën e botën shqiptare vazhdon gëzimi për krijimin nga Papa Françesku të Kardinalit të ri, në personin e priftit dom Ernest Simoni Troshani. Këtë fund jave, në Bazilikën e Shën Pjetrit dhe në Sheshin e Vatikanit, shqiptarët, qenë edhe një herë, përmes kardinalit të ri, në qendër të vëmendjes së veçantë të Atit të Shenjtë, Papës Françesku, të Kishës universale dhe të opinionit publik ndërkombëtar.

E në mjediset e Selisë së Shenjtë, këto ditë, kishte vërtetë shumë shqiptarë nga të gjitha viset, qytetarë të thjeshtë, familjarë, dashamirë, përfaqësues e kryetarë të besimeve fetare dhe të institucioneve shqiptare, që kishin ardhur për të marrë pjesë në ngjarjen e madhe historike kishtare e kombëtare, në Koncistorin e Papës, gjatë të cilit, së bashku me 16 të tjerë, u krijua Kardinal dom Ernest Simoni Troshani.

Menjëherë pas Koncistorit, të shtunën pasdite në ora 15.00, Kardinali ri shqiptar, i rrethuar nga shumë shqiptarë, e falënderoi Zotin për këtë dhuratë, që përmes tij i bëri tërë Kishës e kombit shqiptar, me kremtimin e Meshës në latinisht e shqip, mu pranë varrit të Shën Pjetrit Apostull, në kriptën e Bazilikës madhështore të Vatikanit.

Pas kremtimit liturgjik, vijoi festa vëllazërore me urimet dhe përgëzimet që mori Kardinali shqiptar,  e të gjithë kardinajtë e rinj, në Sallën Pali VI në Vatikan. Këtu, me mikrofonin tonë morëm urimet e vlerësimet nga Imzot Angelo Massafra, kryeipeshkëv i Shkodër-Pultit e President i Konferencës Ipeshkëvnore katolike të Shqipërisë dhe nga Kryegjyshi Botëror Bektashina, Haxhi Dede Edmond Brahimi, t’i dëgjojmë në mikrofonin e dom David Xhuxhës

Së pari të dëgjojmë fjalët e Imzot Angelo Massafre-s.....

E tani fjalët e kryegjyshit Haxhi Dede Edmond Brahimit....








All the contents on this site are copyrighted ©.