2016-11-20 14:48:00

Kardinali Ernest Simoni: lutem për popullin shqiptar


Pasditen e djeshme, në orën 15.00, kardinali Ernest Koliqi kremtoi meshën e tij të parë, pas marrjes së unazës kardinalore. Pikërisht në kriptën e Vatikanit, pranë varrit të Shën Pjetrit, u mblodhën besimtarët shqiptarë, ardhur nga trevat shqiptare e diaspora, por edhe autoritete të tjera fetare e civile. I pranishëm, Kryegjyshi Botëror i bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj.

E sot pasdite, një meshë tjetër me bashkësinë katolike shqiptare të Romës. Në orën 16.00, në kishën e Shën Gjonit të Malvës, në Trastevere, shqiptarët u mblodhën për të përshëndetur kardinalin e tyre e për të marrë pjesë në meshën e kremtuar prej tij. Në përfundim të saj, u paraqit libri i gazetarit italian Mimmo Muolo “Don Ernest Simoni – nga puna e detyruar në takimin me Françeskun”. Por të dëgjojmë vetë kardinalin e ri, të cilin kryeredaktori ynë, don David Gjugja, e intervistoi pasditen e djeshme, kur po priste vizitat e besimtarëve në Sallën Pali VI në Vatikan...








All the contents on this site are copyrighted ©.