2016-11-15 13:44:00

Jubileu i holandezëve. Papa: ujiteni shoqërinë me Ungjill


Në mbarim të Vitit të Shenjtë të Mëshirës dioqezat holandeze erdhën sot paradite në shtegtim në Romë dhe kanë takuar Papën në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan për të marr bekimin e tij apostolik. “Misteri i dashurisë së Zotit, gurrë e shpëtimit tonë, është i pashtershëm e të gjithë kemi nevojë për te”, u tha Papa shtegtarëve holandezë, duke i inkurajuar që të bëhen dëshmitarë të dashurisë së Tij në botë. Po t’i dëgjojmë fjalët e Papës:

Ju inkurajoj pra t’i hapni zemrat tuaja e ta lejoni mëshirën e Zotit t’u mbruj (formoj). Kështu, edhe ju do të bëheni vegla të mëshirës. Të përqafuar nga Ati i mëshirshëm që na ofron gjithmonë faljen e vet, do të jeni të aftë ta dëshmoni dashurinë e tij në jetën e përditshme. Burrat e gratë e sotëm kanë etje për Zotin, kanë etje për mirësinë e tij e për dashurinë e tij. E edhe ju, si “kanale” të mëshirës, mund të ndihmoni për ta shuar këtë etje; mund t’i ndihmoni shumë njerëz të rizbulojnë Krishtin, Shpëtimtar e Shëlbues të njerëzimit; si dishepujt misionarë të Jezusit, mund të “ujiteni” shoqërinë me kumtimin e Ungjillit dhe me dashurinë bamirëse, sidomos ndaj më nevojtarëve e njerëzve të braktisur”.








All the contents on this site are copyrighted ©.